75 Mall Live Search
19:43 / E Martë, 14 Qershor 2022 / OSH

Erion Veliaj: Sunny Hill po vjen në Tiranë

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, tanimë e ka konfirmuar mbajtjen e festivalit Sunny Hill në kryeqytetin shqiptar.

“Data e njëjtë, përvojat e bukura të njëjta, lokacion i ndryshëm”, ka shkruar ai në njoftimin e Sunny Hill që e ka shpërndarë në rrjetin social Instagram.

Edhe zyrtarisht, “Synny Hill Festival” konfirmon që për edicionin e sivjetmë do të zhvendoset në Tiranë.

Nëpërmjet një njoftimi të shkurtër, organizatorët bëjnë me dije se festivali nuk do të mbahet në Kosovë për shkak të vonesave nga institucionet në Kosovë që lidhen me lejet për lokacionin e caktuar.