Rama: Dua Lipa e të ftuarit e saj do ta ndriçojnë Tiranën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar si lajm të mirë mbajtjen e Festivalit Sunny Hill në Tiranë, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se në javën e parë të gushtit Dua Lipa e të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e Tiranës.
Postimi:
LAJM I MIRË
Festivali “Sunny Hill” vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
S’ka si Tirona jo