75 Mall Live Search
20:33 / E Martë, 14 Qershor 2022 / OSH

Ajeti e sjellë ministrin legjendar gjerman në Kosovë, pozojnë para bustit të Rugovës

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, po qëndron së bashku në Kosovë me ish-ministrin e Mbrotjtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se emri i tij mbetet i lidhur ngushtë me çlirimin e Republikës së Kosovës.

Ata së bashku sot vizituan bustin e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, me ç’rast u fotografuan aty.

“Kënqësi e jashtëzakonshme që në 23 vjetorin e çlirimit të vendit tonë të qëndrojmë për vizitë në Kosovë së bashku me ish-Ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping, emri i të cilit mbetet i lidhur ngusht me çlirimin e Republikës tonë. Disa ditë të qëndrimit të tij në Kosovë janë pak për të nderuar atë dhe për të kuptuar angazhimin e tij të madh për çlirimin e Kosovës”, shkroi ai./IndeksOnline/