75 Mall Live Search
21:48 / E Martë, 14 Qershor 2022 / OSH

Alternativa uron për ditën e çlirimit të Gjakovës: Me lavdinë e të rënëve, Gjakova frymon krenare

Partia politike “Alternativa” dega në Gjakovë ka uruar qytetarët për ditën e Çlirimit të Gjakovës, shkruan IndeksOnline.

Përmes një postimi në Facebook, anëtarët e kësaj partie kanë bërë të ditur se kanë bërë nderime ndaj dëshmorëve dhe martirëve.

Ata thanë se Gjakova frymon krenare me lavdinë e të rënëve, me plagët që ende mbetën të hapura.

‘Festën e Çlirimit të Gjakovës, e filluam me mirënjohjen dhe nderimin ndaj Dëshmorëve dhe Martirëve.

Në ditët si kjo e sotmja, Gjakova frymon krenare me lavdinë e të rënëve, me plagët që ende mbetën të hapura dhe me krenarinë që gjithmonë i jep historia.

Urime Dita e Çlirimit Gjakovë!”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/