Albin Kurtit do t’i kontrollohet pasuria

Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë sot hedhjen e shortit për përzgjedhjen e 20% të zyrtarëve që janë subjekte të deklarimit vjetor të pasurisë, të cilët do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.
Në mesin e shumë zyrtarëve që do t’i kontrollohet pasuria sipas shortit, është edhe kryeministri Albin Kurti.
Kujtojmë se në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave, Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar dje regjistrat e deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.
Nga numri i përgjithshëm i zyrtarëve të lartë publik që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 4684 zyrtarë të lartë publikë kanë bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit të rregullt ligjor, 50 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt ligjor, ndërsa 14 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani.