Konjufcën e Pecin i kap shorti, do të hetohen..!

Agjencia e Kundër Korrupsionit nga sot deri në fund të këtij viti do të kontrollojë pasurinë e zyrtarëve të lartë publikë.
Përmes shortit i cili u hodh sot, pasuria e shumë fytyrave publike dhe të njohura për publikun do të jenë nën kontroll të Agjencisë Kundër Korrupsionit, ku do të bëhen gjetjet se a përshtatet deklarimi i pasurisë së këtyre.
Gjatë shortit që është hedhur sot nga Agjencia Kundër Korrupsion pasuria do t’i kontrollohet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, e ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit.
Kontroll të pasurisë do t’iu bëhet edhe disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj, ka thënë se për të evituar lëshimet eventuale gjatë procesimit të të dhënave, Agjencia kundër Korrupsionit përmes personave kontaktues, javën e kaluar, ka dërguar te subjektet deklaruese regjistrat e deklarimit të pasurisë dhe tashmë ka pranuar përmirësimet nga ta.