75 Mall Live Search
15:46 / E Mërkurë, 15 Qershor 2022 / A. M.

Destinacioni i preferuar i shqiptarëve për pushimet/ Ja shteti i radhës që heq të gjitha kufizimet e Covid-19

Turqia është bërë shteti i radhës që ka hequr të gjitha masat anti-Covid.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se tashmë për qytetarët që do duan të vizitojnë shtetin,  nuk do të aplikohet më kriteri i paraqitjes së testit PCR/Antigjen. Po ashtu nuk ka kufizime për arsyet e udhëtimit.

Më herët dhe Italia dhe Greqia i hoqën të gjitha masat kufizuese për qytetarët që duan të udhëtojnë drejt këtyre vendeve.