75 Mall Live Search
23:21 / E Mërkurë, 15 Qershor 2022 / AR

Krasniqi rreth “Sunny Hill”: Dosja ka qenë e pakompletuar, kemi kërkuar dokumente shtesë nga Komuna e Prishtinës

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka dhënë detaje se çka ka ndodhur mes Komunës së Prishtinës dhe ministrisë që drejton ai lidhur me dhënien e lejes për festivalin “Sunny Hill”.

Siç thotë ai, ministria i ka kërkuar dy dokumente shtesë komunës në mënyrë që i gjithë procesi të jetë në rregull.

Por se, sipas Krasniqit, nuk është refuzuar asgjë, raporton Indeksonline.

Më poshtë deklarata e tij:

I kam përcjellë me shumë vëmendje, një pjesë shumë e fajit është drejtu tek unë dhe tek ministria që unë drejtoj. Të kuptohet edhe pjesa tjetër e këtij tregimi. Sigurisht që nuk jam kompetent të flas për festivalin e aq më pak për atë pikëpamjen që duhet të bëhet gjithcka e nuk është dasht të veprohet kështu se si është vepru. Duhet ta bëjë të qartë se MAPL nuk ka refuzu asnjë akt të komunës së prishtinës për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim të sunny hill për organizimin e festivalit. Këtu duhet ta bëjmë të qartë. Këtu jemi në fazën e dytë të kësaj storje për shkak se në fundvitin e vitit të kaluar ne jemi marrë me kërkesën e pare të komunës së prishtinës, së ish-administratës së shpend ahmetit për të njëjtën kërkesë e për të njëjtën ide që të jepet prona komunale në shfrytëzim të sunny hill. Në atë kohë ne kemi refuzu si MAPL për shkak se prona e cila është dhënë përmes vendimit të kuvendit komunal nuk ka qenë në listen e pronave për dhënie në shfrytëzim të palëve të tjera. Edhe rrjedhimisht me ligj ka qenë e pamundur që ne të vërtetojmë që akti i marrë në kuvendin komunal në administratën e kalume ka qenë i ligjshëm dhe ne kemi kthy mbrapa për verifikim të ligjshmërisë. Por njëkohësisht duke u bazu në të njëjtin ligj, ne kemi bë një propozim shtesë që na lejon ligji. Që autoritetet qendrore, në këtë rast ministria e kulturës, mundet me kërku nga kuvendi komunal që tia jep pronën komunale në shfrytëzim të veçantë për 1 vit edhe të vazhdojë procesi i riorganizimit të festivalit dhe ky vit të shfrytëzohet në mënyrë adekuate që kompania edhe komuna e prishtinës ti përmbush të gjitha obligimet e parapra me ligj dhe një vendim i marrë në kuvendin komunal të prishtinës të kalojë ligjshmërinë në MAPL. Këtë e kanë refuzu nga kompania, dhe është prit që të vjen administrata e re.

Kam dëgju këto ditë, dje dhe sot, qe tri vite është ky proces, në MAPL lënda e dërgume nga Përparim Rama, vendimi është marrë me datë 10 maj, te ne në ministry ka ardh më date 16 maj. Sot mungojnë 2 ditë që të bëhen një muaj, nuk po flasim për tri vite, duhet të bëhet e qartë.

Çka kemi bë ne në mënyrë që ta mbështesim komunën e prishtinës, kriterin që ata nuk e kanë plotësu që kjo prone të jetë në listen e pronave që kjo komunë e ka në plan në shfrytëzim e cila duhet të bëhet çdo vit deri në dhjetor të vitit actual, ne kemi dërgu më date 12 janar te përparim rama dhe gjithë kryetarët e komunave, një shkresë ku këtë afat e shtyjmë edhe për 3 muj. Ne jemi taku me përparim ramën dhe dukagjin lipën, i kemi informu për procedurat, për këtë pjesën që e kemi dërgu me shkresë, kemi prit që kuvendi komunal ta nxjerrë vendimin që e kanë dërgu më 10 maj dhe që është dërgu te MAPL.

Ne e kemi trajtu me vëmendje të veçantë këtë lëndë sepse po flasim për një festival titullar i së cilit është Dua Lipa. Kur e kemi analizu, lënda ka qenë e pakompletume në bazë të ligjit për vetëqeverisje lokale. Ne nuk e kemi refuzu.

Dosja e pakompletume, ne kemi vendos që mos ta refuzojmë, kemi vendos që komuna e prishtinës që dërgojë dokumentacione shtesë. Dy dokumentacione. Ka mungu 1. projekti i paraqitur nga investitori dhe plani dinamik i realizimit të investimeve dhe 2. qarkullimi bankar për vitin paraprak ashtu siç është paraparë me nenin 23 të rregullores 09/2020 për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfryëzim të pronës të paluajtshme të komunës. Ne kemi kërku nga komuna e prishtinës që ta plotësojë dosjen.