Ylli rus del publikisht kundër Putinit: Ndoshta mund të më arrestojnë ose më vrasin, por kjo që po ndodhë është e tmerrshme!

Igor Denisov është sportisti i rangut më të lartë që ende jeton në Rusi, i cili ka denoncuar pushtimin rus të Ukrainës të urdhëruar nga Vladimir Putin.
Madje Denisov pranon se i shkroi Putinit për të ndaluar luftën.

“Nuk e di, ndoshta do të më arrestojnë apo vrasin pas këtyre fjalëve, por unë po flas për gjërat ashtu siç janë. Këto ngjarje janë një fatkeqësi. Një tmerr i plotë” tha ish-lojtari i Zenit St.
Parlamenti rus ka miratuar një ligj që vendos dënime me burg deri në 15 vjet për këdo që përhap “lajme të rreme” ose ndërmerr ndonjë veprim publik që diskrediton veprimet ushtarake të Rusisë./Indeksonline/