75 Mall Live Search
09:24 / E Enjte, 16 Qershor 2022 / k.v

Blindohet Kuvendi (Foto)

Forca të shumta të Policisë së Kosovës janë stacionuar përreth ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në prag të nisjes së protestës së thirrur nga veteranët e luftës, raporton IndeksOnline.

Policët kanë rrethuar gjithë ndërtesën e Kuvendit ndërsa aty janë parë edhe njësitet e specializuara.

Policia ka njoftuar se ka bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së protestës.

Veteranët do të protestojnë për pagën minimale, ku ata nuk janë futur në ligjin e ri të votuar në Kuvend./IndeksOnline/