Urdhërarresti/ Molliqaj sfidon Policinë e Kosovës

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj po merr pjesë në protestën e ftuar nga OVL-UÇK para Kuvendit të Kosovës.
Ndaj Molliqajt, Gjykata ka lëshuar urdhërarrest për rastin ku është i përfshirë edhe deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi.
Vetë Molliqaj ka sfiduar Policinë e Kosovës, pasi në protestën e sotme është afruar afër Policisë përkundër së ndaj tij figuron një urdhërarrest.
Kujtojmë se protesta e sotme e veteranëve po vazhdon para Kuvendit të Kosovës.
Veteranët po kundërshtojnë mospërfshirjen e tyre në rritjen e pagës minimale të propozuar nga Qeveria e Kosovës./Indeksonline