75 Mall Live Search
12:53 / E Enjte, 16 Qershor 2022 / AR

Bashkëpunime të reja në estradë/ Dy hite do të publikohen sonte në mesnatë

Vera e vitit 2022 mund të quhet si vera e bashkëpunimeve, ku artistët shqiptar kanë bashkuar forcat për të sjellë hite të mëdha.

Natën e sotme pritet që tregun muzikor ta “godasin” dy projekte gjigante, shkruan Indeksonline.

Tayna, Mozzik e Butrint Imeri kanë konfimuar bashkëpunimin e tyre me anë të imazheve në rrjetet sociale dhe do të publikohet sonte në ora 23:59.

Gjithashtu edhe një tjetër duet po vjen nga Loredana e Noizy ku edhe kjo këngë do të publikohet sonte në mesnate, në ora 23:59./Indeksonline/