75 Mall Live Search
13:51 / E Enjte, 16 Qershor 2022 / AR

Kurti ofertë veteranëve: Po e anuloj takimin ndërkombëtar, ju pres për bisedime!

Pas protestës së veteranëve të UÇK-së, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti i ka bërë një ofertë atyre.

Ai tha se do ta anulojë pjesëmarrjen e tij në Forumin e Prespës në Maqedoninë e Veriut që do të mbahet nesër, raporton Indeksonline.

Kështu, kryeministri i ka ftuar për bisedime veteranët dhe udhëheqësit e OVL UÇK-së.

“Do të diskutoj me organizatat, e me veteranët. Do t’i takoj veteranët dhe ky nuk është takimi i parë, edhe si kryeministër i kam takuar me herët. Propozoj sot që ta anuloj pjesëmarrjen time nesër për në Forumin e Prespës, i pres në takim udhëheqësit e OVL UÇK-së, bashkë me ministrin Hekuran Murati dhe kryetarin e komisionit për buxhet e financa dhe po i dëgjoj e t’i diskutoj të gjitha, besoj që ata janë përfaqësues të protestës e jo një deputet i opozitës. Jam i interesuar t’i takoj drejtpërsëdrejti ata“, u shpreh Kurti./Indeksonline/