PDK kërkon ndëprerjen e seancës: Mos të përplasemi për veteranët

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar që seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës të ndërpritet, derisa të zgjidhjet çështja e veteranëve.
Ai tha se lënia jashtë në ligjin e pagës minimale, është padrejtësi që duhet të korrigjohet.
Në anën tjetër, kryeministri Kurti ka thënë se seanca duhet të vazhoj sepse ka shumë pika.
Ai ka thënë se është i gatshëm që nesër bashkë me ministrin e Financave t’i pres në takim udhëheqësit e OVL-UÇK.