Përfundon protesta e OVL UÇK-së, policët pastrojnë mbeturinat nga oborri i Kuvendit

Për të dyten herë me radhë, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka protestuar përpara ndërtesës së Kuvendit, për të kundërshtuar heqjen e veteranëve nga lista e pagave.
Protesta e sotme u shoqërua me thirrje të shumta të protestuesve, teksa në ambientet e Kuvnedit mbahej seancë plenare, raporton Indeksonline.

Protesta që filloi në 09:30, tashmë ka përfunduar, teksa në oborrin e Kuvendit, policët që deri 10 minuta më parë po përkujdeseshin për rendin dhe sigurinë, tani po pastrojnë oborrin nga mbeturinat e hedhura gjatë protestës.
Indeksonline ju sjell pamje.

