Emanuel Macron dhe Olaf Scholz takohen me Zelenskyn në Ukrainë

Sot, Emmanuel Macron, Olaf Scholz, Mario Draghi dhe Klaus Iohannis kanë vizituar Ukrainën, të cilët takuan edhe presidentin Volodymyr Zelensky, shkruan IndeksOnline.
Me këtë rast, Zelenskyy ka falenderuar palët për mbështetjen. Ai tha se së bashku diskutuan për forcimin dhe mbrojtjen e Ukrainës dhe rindërtimin e pasluftës.
“Forca jonë kryesore dhe arma më efektive është bashkimi. Gjatë takimit diskutuam për vazhdimin dhe forcimin e mbrojtjes së Ukrainës, mbështetjen ekonomike për shtetin tonë dhe rindërtimin e pasluftës, kundërveprimin ndaj krizës ushqimore dhe presionin e mëtejshëm të sanksioneve ndaj Rusisë. Vëmendje e veçantë iu kushtua të ardhmes së Evropës dhe integrimit evropian të vendit tonë.
I jam mirënjohës Emmanuel Macron, Olaf Scholz, Mario Draghi dhe Klaus Iohannis për negociatat! Ne po përgatitemi për vendime të reja të rëndësishme për të forcuar Ukrainën dhe për të forcuar sigurinë në Evropë”, tha ai./IndeksOnline/



