75 Mall Live Search
11:33 / E Premte, 17 Qershor 2022 / B O

Presidentja Osmani takon të dërguarit e tre shteteve të fuqishme botërore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar të dërguarit e posaçëm të SHBA-së, Britanisë e Gjermanisë.

Integrimi i Kosovës në strukturat euro-atlantike ka qenë njëra nga temat kryesore të takimit të presidentes Osmani me Escobar, Peach dhe Sarrazin.

“Integrimi i Kosovës dhe vendeve të tjera demokratike të rajonit në strukturat euro-atlantike është përgjigja e vetme për ta parandaluar agjendën destablizuese dhe ndikimin keqdashës të Rusisë dhe satelitëve të saj në rajonin tonë.
Këtë qëndrim e rikonfirmova në takime të ndara me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara, z. Gabriel Escobar, të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar, z. Stuart Peach si dhe me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë, z. Manuel Sarrazin.
Angazhimi i partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor është hapi i duhur drejt rienergjizimit të procesit integrues, i cili siguron paqen e qëndrueshme, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tonë” shkruan Osmani në njoftim./Indeksonline/