Pa marrëveshje/ Veteranët e UÇK-së nuk dakordohen me Kurtin

Ka përfunduar takimi i përfaqësuesve të veteranëve të UÇK-së me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Pavarësisht se takimi ka zgjatur më shumë se dy orë, veteranët nuk kanë arritur pajtim me Kurtin në kërkesat e tyre.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë pas takimit se janë diskutuar shumë çështje por nuk është arritur dakordim.
“Edhe ditën që do ta vazhdojnë seancën i treguam se do vazhdojmë me protesta”, ka thënë Klinaku.