75 Mall Live Search
13:57 / E Premte, 17 Qershor 2022 / B O

Këta janë dy bosët shqiptarë të 2.2 tonë kokaine në Peru

Publikohet fotoja e dy bosëve shqiptarë të kokainës në Peru. Mediet e huaja kanë nxjerrë fotot e Franc Malo dhe Gentjan Meta, të njohur me pseudonimet “Barbas” dhe “Pelado”.

Dy shqiptarët kishin hyrë legalisht në Peru, duke u paraqitur si turistë, përmes Ekuadorit, për të nisur negociatat për dërgesën e 2.2 tonë kokaine, që do të merrej me rrugë detare përmes portit të Callaos”. Dy shqiptarët u fotografuan në hotelin luksoz QP Hotels Trujillo në El Golf.