Prishtina konfirmon vazhdimin e kontratave me Endrit Krasniqin dhe Ardit Nika

Klubi Futbollistik Prishtina, ka njoftuar se ka vazhduar kontratën me portierin Ardit Nika dhe futbollistin Endrit Krasniqi, raporton Indeksonline.
Pak ditë pas njoftimit se klubi më i trofeshëm Kosovar ka ndërprerë bashkëpunimin me Endrit Krasniqin, futbollistin më të mirë të sezonit të kaluar në Superlig të shpallur nga FFK-ja, Prishtina ka arritur ta mbaj edhe për një sezon në skuadër.
“Klubi dhe lojtari ditë më parë nuk arritën marrëveshje për ta vazhduar bashkëpunimin, mirëpo e pamundura e bë e mundur duke e gjetur gjuhën e përbashkët në ditët e fundit për ta vazhduar bashkëpunimin edhe për vitin e ardhshëm.”, thuhet në njoftim.
Në 123 paraqitje me Prishtinën, Kraaniqi ka realizuar 25 gola.
Ai me Prishtinën e ka fituar një titull kampion, dy Kupa të Kosovës dhe dy Superkupa.
Prishtina po ashtu ka njoftuar edhe për vazhdimin e kontratës së gardianit Ardit Nika.
Ai ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me klubin e Prishtinës.
“Vendosa që të vazhdoj me Prishtinën për arsye se Prishtina është klubi më i madh në shqiptari. Kjo është zgjedhje shumë e mirë për mua, për të ardhmen pasi që dihet se Prishtina është klub me traditë dhe më i trofeshmi në Kosovë.
Kemi rënë dakord për kontratë dy-vjeçare dhe e kemi gjetur një mes të përbashkët që të dyja palët të jemi të kënaqura. Jam shumë i kënaqur me kushtet e ofruara nga klubi.”, ka thënë Nika pas vazhdimit të kontratës./Indeksonline/