Putin: Rivendosja e marrëdhënieve me Ukrainën është e pashmangshme

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se rivendosja e marrëdhënieve me Ukrainën është e pashmangshme.
Putin kështu deklaroi këtë të premte në “Forumin Ekonomik Ndërkombëtar” që u mbajt në Shën Petersburg, shkruan Aljazeera.
“Ne dalim nga fakti se herët a vonë situata do të normalizohet dhe ne jemi të interesuar për prosperitet për të gjithë fqinjët tanë, atëherë është e pashmangshme”, tha Putin.
Këtë ai e bëri duke komentuar anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në Bashkimin Evropian.