75 Mall Live Search
23:06 / E Premte, 17 Qershor 2022 / Gj. Sh

PSG arrin marrëveshje personale me Vitinha, shumë shpejt pritet edhe ajo me Porton

Pasi emërimit të Luis Campos si drejtorë sportiv, PSG ka arritur marrëveshje personale me mesfushorin portugez Vitinha.

Eksperti i markatos, Fabrizio Romano, ka njoftuar se PSG ka arritur marrëveshje me futbollistin dhe tani janë në bisedime me klubin e Portos, transmeton Indeksonline.

Siç rapoton Romano, PSG ka bërë ofertë zyrtare te klubi i Portos për mesfuahorin portugez në shifrën 40 milionë euro.

Ai gjithashtu ka njoftuar se Porto e ka pranuar këtë ofertë nga PSG, pasi klubi francez ka arritur marrëveshje personale me Vitinha.

Klubet tani janë duke përgatitur edhe detajet e fundit të kontratës.

Vitinha do të jetë transferi i parë i PSG-së në afatin kalimtar veror.

Për mesfushorin portugez ka shfaqur interesim edhe Manchester United./Indeksonline/