75 Mall Live Search
23:16 / E Premte, 17 Qershor 2022 / OSH

Digjet një banesë në Lushnje, shkrumbohet çdo gjë! Shpëtojnë babai dhe e bija

Një banesë në Lushnje është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Zjarri u përhap nga era e fortë në të gjithë dhomat e shtëpisë dhe dogji gjithçka.Në banesën në pronësi të Luan Mezinit, ku jetonte me vajzën e tij, nuk ishte askush kur nisën flakët që mund të jenë konstatuar nga fqinjët.

Sipas zjarrfikësve, një shkëndijë elektrike ka ndezur zjarrin.Ata, së bashku me fqinjët e Mezinit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Puna ishte e vështirë sepse banesa kishte konstrukt të drunjtë, aq sa uji përhapte flakët, në vend që ta shuante.