75 Mall Live Search
12:19 / E Shtunë, 18 Qershor 2022 / B O

Lewandowski refuzon edhe Chelsean, dëshiron vetëm Barcelonën

Ka vetëm një skuadër ku Lewandowski mund të luajë sezonin e ardhshëm dhe ajo është Barcelona. 33-vjeçari polak ditët e fundit ka marrë një ofertë shumë të mirë në aspektin financiar nga Chelsea, por ka refuzuar sërish.

Tomas Tuchel ka kontaktuar me bomberin të cilit i ka kërkuar të marrë vendin e Lukakut por lojtari aktualisht në pronësi të Bayernit të Mynihut e ka refuzuar. Lewandowski ka një parakontratë me Barcelonën që është edhe skuadra e vetme ku dëshiron të luajë.

Pas refuzimit të radhës në Premier League, mediat ishullore kanë provokuar me qëndrime të ndryshme ku ngrenë dyshime nëse ai mund të luajë në një nivel të lartë si Premier League apo i trembet kësaj sfide. Lewa nuk është përgjigjur asnjëherë publikisht duke lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë.

Sipas gazetës “Sport”, Xavi ka fjalën e 33-vjeçarit dhe tashmë që bordi i ka ndezur dritën jeshile shitjes së aksioneve të kompanisë që menaxhon të drejtat televizive, paratë po vijnë dhe Barcelona është gati të kënaqë dëshirën e Bayernit.