Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot në ora 11:00.
Në këtë takim do të vendoset për mbajtjen e e seancës plenare të Kuvnedit, si dhe do të përcaktohen pikat që do të jenë në rend të ditës në seancë.
Kryesinë e Kuvendit e thirri kryetari Glauk Konjufca, ditën e enjte, pasi seanca që po mbahej në sallë të Kuvendit u ndërpre pas tensionimit të protestës së OVL UÇK-së jashtë objektit, si dhe propozimit të deputetëve për të vazhduar seanca një ditë tjetër.