Aleancë mes fuqive botërore: Rusia bëhet furnizuesja më e madhe e naftës në Kinë

Marrëdhëniet Kinë-Rusi janë forcuar edhe më shumë.
Kjo pasi Rusia u bë edhe zyrtarisht furnizuesja më e madhe e naftës në Kinë.
Moska i ka shitur Pekinit naftë të papërpunuar dhe me çmim me zbritje.
Importet e naftës ruse u rritën me 55% nga ato të një viti më parë, duke shënuar nivel rekord dhe duke i zënë vendin Arabisë Saudite për furnizim të Kinës me naftë, shkruan BBC.
Kompanitë kineze, përfshirë atë të rafinimit, Sinopec, si dhje Zhenhua Oil, kanë rritur blerjet e naftës se papërpunuar ruse, pasi i është ofruar me zbritje.
Vlera e naftës ruse ka rënë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë shtete evropiane kanë ndërprerë furnizimin nga Rusia, si sanksion për invazionin në Ukrainë.
Sipas të dhënave nga Administrata e Përgjithshme Kineze e Doganave, importet në Kinë, të cilat përfshijnë furnizimet e pompuara përmes tubacionit të Oqeanit Paqësor të Siberisë Lindore dhe dërgesat nga deti, arritën në rreth 8.42 milionë tonë muajin e kaluar.
Kjo e zhvendosi Arabinë Saudite, dikur burimi më i madh i naftës bruto të Kinës, në vendin e dytë me 7.82 milionë tonë.
Kjo nuk është hera e parë që Kina vendosë të veçohet nga shtetet e tjera të mëdha në botë.
Shteti kinez kishte vazhduar të blejë naftë nga Irani, pavarësisht se ShBA i kisht vënë sanksione në vitin 201.