75 Mall Live Search
09:22 / E Hënë, 20 Qershor 2022 / k.v

Aksident trafiku me të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Në lagjen “Velania” në Prishtinë një i ri me motoçikletën e tij është aksidentuar me një veturë.

Për t’i dalë në ndihmë të lënduarit që ngiste motoçikletën, në vendin e ngjarjes erdhi edhe automjeti i ndihmës së shpejtë.

Ndërkohë, policia doli në vendin e ngjarjes dhe është duke kryer hetimet e nevojshme, raporton RTKlive.

Bazuar në të dhënat e policisë, gjatë muajve të verës, numri i aksidenteve në trafik është dukshëm më i lartë sesa gjatë stinëve të tjera.