E dhimbshme, aktori i njohur vdes papritmas në moshën 18 vjeçare

Ka ndërruar jetë papritmas në moshën 18 vjeçare, aktori amerikan, Tyler Sanders.
Trupi i tij u gjet në shtëpi, ndërsa shkaku i vdekjes ende nuk dihet, transmeton Indeksonline.
Sanders ishte i njohur për rolet e tij në 9-1-1: Lone star (Disney+) dhe Fear the walking dead (Prime).
Ai u nominua për çmimin Emmy në rolin e tij në Just add Magic: Mystery City .
Ai mori pjesë për herë të parë në Sitcom Academy JLW kur ishte dhjetë vjeç./Indeksonline/