75 Mall Live Search
11:50 / E Hënë, 20 Qershor 2022 / AR

Ardian Bujupi në Tiranë, nisin xhirimet për klipin e këngës që po e sjellë në duet me Ledri Vulën

Ardhja e Adrian Bujupit në Tiranë krijoi “zhurmë” të madhe në mediat rozë.

Ndryshe siç u raportua në media, arsyeja e vërtetë e shkuarjes atje është krejt ndryshe.

Burime të Indeksonline të afërta me këngëtarin kanë zbuluar se Ardiani gjendet në Tiranë për xhirime të videoklipit të ri.

Të njëjtat burime zbuluan se kësaj radhe po vjen me një super projekt në bashkëpunim me Ledri Vulën dhe hiti pritet të publikohet së shpejti.

Kështu që bëhuni gati, sepse verë e nxehtë po na pret./Indeksonline/