75 Mall Live Search
15:41 / E Hënë, 20 Qershor 2022 / LB

Pamje/ Krizë për naftë në Koper të Sllovenisë, vetëm një pompë në funksion

Radhë të gjata për t’u furnizuar me derivate të naftës në Slloveni.

Në shtetin slloven raportohet se disa pompa po përballen me mungesë derivateve.

Në redaksinë e Indeksonline ka arritur një video ku shihen shumë vetura teksa presin të furnizohen me derivate në Koper të Sllovenisë.

Sipas një qytetari nga Kosova, i cili jeton në këtë shtet, shumë pompa janë mbyllur në mungesë të naftës.

Më poshtë pamjet: