Lazio nënshkruan me talentin Brazilian

Klubi nga kryeqyteti i Italisë, Lazio, ka nënshkruar me mesfushorin brazilian, Marcos Antonio.
Gazetari italian, Gianluca Di Marzio, ka raportuar se 22 vjeçari sot ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Lazios ndërsa testet mjeksore do të kryen ditën e nesërme, transmeton Indeksonline.
Biancocelestët kanë arritur një marrëveshje me klubin ukrainas, Shaktar, për një total prej rreth 10 milionë euro, 8 + 2 milionë bonuse.
Marcos Antonio arriti në orët e para të mëngjesit të sotëm në aeroportin Fiumicino të Romës. Braziliani i lindur në vitin 2000 kështu zbarkon në Itali pas tre sezonesh në Shakhtar Donetsk.
Këtë sezon, braziliani ka shënuar 3 gola dhe 1 asist në 28 paraqitje në total për skuadrën Ukrainase./Indeksonline/