75 Mall Live Search
10:57 / E Martë, 21 Qershor 2022 / AR

Arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësuesi special i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se dy vendet kanë arritur një marrëveshje rreth energjisë.

Ai në Twitter shkroi se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë.

“Me kënaqësi të njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara’’, shkroi ai./Indeksonline/