75 Mall Live Search
11:36 / E Martë, 21 Qershor 2022 / B O

Takimi i dy ministrave të Qeverisë Kurti që çeli rrugën për mbajtjen e Sunny Hill në Prishtinë

Festivali “Sunny Hill” do të mbahet edhe në Prishtinë. Kështu kanë bërë të ditur Ministria e Kulturës, MAPL dhe Komuna e Prishtinës përmes një deklarate të përbashkët.

Marrëveshjes i parapriu një takim mes dy ministrave të Qeverisë së Kosovës, Elbert Krasniqi dhe Hajrullah Çeku, bashkë me zyrtarë nga Sunny Hill dhe Komuna e Prishtinës.

Indeksonline ka siguruar pamje para takimit që çeli rrugët për mbajtjen e festivalit në Prishtinë.

Festivali më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022 ndërsa një edicion i veçantë me një line-up tjetër do të mbahet në fund të muajit gusht në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht./Indeksonline/