75 Mall Live Search
13:07 / E Martë, 21 Qershor 2022 / AR

Përplasen mes vete dy automjete në Klinë, përfundojnë në arë, ka të lënduar

Ka ndodhur një aksident trafiku në Zllakuqan të Klinës.

Në pamjet e publikuara shihet se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete të cilat kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në arë.

Si pasojë e kësaj, raportohet për të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe Autoambulanca./Indeksonline/