Del fotoja e parë e Manes me fanelën e Bayern Munchen

Sadio Mane po i kryen sot procedurat e transferimit te Bayern Munchen. Ylli senegalez po kalon testet mjekësore te gjiganti gjerman.
Madje mediat sapo kanë publikuar foton e parë të Manes me fanelën e Bayernit. Zyrtarizimi pritet të bëhet sot, ndërsa prezantimi nesër.
Ylli afrikan do të braktisë Liverpoolin pas pesë sezonesh të kaluara ku ka arritur të fitoj të gjitha trofetë e mundshme./Indeksonline/
