75 Mall Live Search
14:27 / E Martë, 21 Qershor 2022 / B O

Agim Ademi paralajmëron rritjen e stadiumit “Fadil Vokrri” për 8000 ulëse

Kreu i FFK-së, Agim Ademi ka njoftuar se janë të gatshëm për rritjen e kapacitetit të ulseve në “Fadil Vokrri”. Ademi ka thënë se stadiumi i kryeqytetit do të rritet për 8000 ulëse.

Për këtë projekt, kryetari i Federatës ka thënë se pret përgjigje nga institucionet lokale e qëndrore.

“Të gatshëm për projektin e rritjes së kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” për 8000 ulëse.
Presim përgjigjen nga institucionet lokale e qendrore për ta nisur realizimin e këtij projekti të rëndësishëm e të domosdoshëm” shkruan Ademi në njoftim./Indeksonline/