Ministri Gashi në Hungari, afër marrëveshja për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar (Foto)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi sot ka udhëtuar për në Hungari.
Gashi pritet të nënshkruaj marrëveshjen me shtetin e Hungarisë, të cilët kanë shpreh gatishmëri për t’i ndihmuar shtetit të Kosovës në ndërtimin e Stadiumit Nacional, shkruan IndeksOnline.
Para një viti, Hungaria kishte shpreh interesim për t’i ndihmuar qeverisë së Kosovës, duke dhuruar 50 milionë euro, 15% të investimeve në stadium.
Kujtojmë se qeveria e Kosovës bëri zyrtare vendin se ku do të ndërtohet stadiumi, pra në Drenas./IndeksOnline/
Sports minister Kujtim Gashi is currently in Hungary seeking to finish the deal regarding new National Stadium. PS: Hungary has made an offer a year ago as they are interested on helping us building it. #Kosova pic.twitter.com/pUNXUgkDgt
— Kosovan Football?? (@kosovanfooty) December 7, 2017