75 Mall Live Search
17:57 / E Martë, 21 Qershor 2022 / OSH

Gjendet një person i vdekur në Lumin e Klinës

Një trup i pa jetë është gjetur sot në Lumin e Klinës, shkruan IndeksOnline.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së, në Pejë, Fadil Gashi.

Ai tha se një peshkatar ka vërëjtur sot një person në ujë, me ç’rast mjeku e ka konstratuar vdekjen e tij.

“Në orët e pasdites një peshkatar ka qenë duke peshkuar në lumin e ka vërejtur një person në ujë. Është njoftu Policia dhe menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor dhe zjarrfikësat, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha ai për IndeksOnline.