75 Mall Live Search
18:24 / E Martë, 21 Qershor 2022 / Gj. Sh

Zyrtare: Gotze transferohet te Eintracht Frankfurt

Ish futbollisti i Bayern Munchen dhe Dortmund, është rikther në Bundesligë, nga sezoni i ri do të jetë pjesë e skuadrës së Eintracht Frankfurt.

Ai është transferuar nga PSV, dhe ka nënshkruar kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2025.

“Mezi pres me padurim Eintracht Frankfurt. Ky klub ka pësuar një zhvillim të jashtëzakonshëm dhe ka nisur një rrugë emocionuese dhe ambicioze, në të cilën tani mund ta shoqëroj klubin. Bisedimet me Markus Krösche dhe Oliver Glasner treguan shpejt se ne kemi dhe po ndjekim të njëjtat synime dhe ide. Ky klub ka një themel të madh. Nga stadiumi te tifozët në qytet, gjithçka më përshtatet. Mezi pres me padurim rikthimin tim në Bundesligë. Përveç kësaj, ne kemi mundësinë të luajmë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Gotze, transmeton Indeksonline.

Në dy sezonet e fundit për PSV Eindhoven, Gotze fitoi Superkupën Holandeze në vitin 2021 dhe Kupën Kombëtare 2022, duke kontribuar me 18 gola dhe 18 asistime.

Nga viti 2010 deri në 2020, gjermani ka bërë 219 paraqitje për Borussia Dortmundin dhe 114 për Bayern Munich.

Gotze gjithashtu ka veshur fanellën kombëtare të Gjermanisë në 69 ndeshje.

Si futbollist ai ka fituar pesë kampionate, katër kupa të DFB-së, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube FIFA.

Me kombëtaren gjermane, Gotze ka fituar edhe Kampionatin Botëror në vitin 2014./Indeksonline/