75 Mall Live Search
18:45 / E Martë, 21 Qershor 2022 / AR

Rikthehet diva! Beyonce publikon befasisht këngën e re

Beyonce ka publikuar sot në befasi “Break My Soul”, kënga e parë nga albumi i saj i shtatë solo “Renaissance”, tre orë para orarit që kishte lajmëruar.

“Break my sould” është një këngë për të kërcyer e bashkëprodhuar nga ekipi i “Single Ladies” i Tricky Steëart dhe The-Dream. Mes tekstshkruesve të këngës është edhe Jay Z.

“Lironi zemërimin, çlironi mendjen, lini punën, lini kohën, çlironi stresin, shprehni dashurinë, harrojini gjërat e tjera”, këndon Beyonce.

Brenda pak orësh kënga ka kaluar 2 milion shikime në Youtube dhe është pëlqyer shumë nga publiku.