Qeveria e Kosovës sot merr vendim për rregullimin e çmimit të naftës

Qeveria e Kosobës sot do të mbajë mbledhjen e 84-të të saj duke filluar nga ora 10:00. Një nga pikat që do të shqyrtohet në këtë mbledhje është edhe Projekt-propozimi që rregullon çmimet e produkteve të naftës.
Në agjendën e mbledhjes të siguruar nga Indeksonline, Qeveria ka futur si pjesë të diskutimit këtë temë të shumëpritur nga qytetarët.
“Shqyrtimi i Projekt-Udhëzimit Administrativ për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera mbrojtëse” thuhet në pikën e agjendës për diskutim në Qeverinë e Kosovës./Indeksonline/
