75 Mall Live Search
08:53 / E Mërkurë, 22 Qershor 2022 / OSH

Arrestohet 24 vjeçari, e gjuajti me armë një veturë në Mitrovicë

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë arrestuar të dyshuarin G. A., 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, mbi dyshime të arsyeshme për kryerje të veprës  penale ‘shkaktim i rrezikut përgjithshëm’ .

Mbështetur  në hetimet fillestare dhe  provat e siguruara,  dyshimet e para janë ngritur se si pasoj e një zënke të mëhershme ndërmjet të dyshuarit dhe ankuesit,  dyshohet se i dyshuari mbrëmë rreth orës 23:00, nga vetura e tij  ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së ankuesit, nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar.

Në cilësi të provës materiale në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë, ndërsa nga i dyshuari  është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me tetë ( fishekë,  e cila do t’ procedohet  për ekzaminime të mëtejme .

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të çështjes, ku pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit  i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet për  veprën penale ‘shkaktim i rrezikut përgjithshëm’ .