Vendime, largime, shqyrtime, të gjitha pikat që do diskutohen në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e 84-të duke filluar nga ora 10:00. Janë 23 pika të ndryshme temë diskutimi në mbledhjen që do udhëhiqet nga kryeministri Kurti.

Ndër të tjera, do të propozohet që Agjensia e Statistikave të Kosovës të bartet tani e tutje në zyrën e kryeministrit.

Në këtë mbledhje do ti propozohen Kuvendit emri i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së Agjensisë Kosovare të Akreditimit.
Shqyrtime, vendime, propozime dhe ndryshim vendimesh të Qeverive të kaluara do të jenë pjesë e agjendës së mbledhjes së sotme të Qeverisë Kurti./Indeksonline/
