75 Mall Live Search
11:11 / E Mërkurë, 22 Qershor 2022 / A. M.

Vuçiq këshillon Edi Ramën ta bojkotojë Samitin ku Kosova pritet të marrë dritën jeshile për vizat!

Nesër dhe pasnesër pritet që në Bruksel të mbahet samiti i vendeve të Bashkimit Evropian. Në mbledhjen e këtij samiti, sipas gjitha gjasave, do të jetë në rend të ditës edhe çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ndonëse në draftkonkluzione nuk është përmendur si pikë e veçantë, Franca dhe Gjermania janë duke insistuar që të arrihet një marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Eurodeputeti gjerman flet për liberalizimin e vizave për Kosovën

Mirëpo, këtë samit ka gjasa ta bojkotojnë tre liderë të Ballkanit, përfshirë edhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama, transmeton Indekosnline

Vendimin nëse do të marrë pjesë në samitin e e Ballkanit Perëndimor në Bruksel do ta shpallë presidenti serb Aleksandar Vuçiq pasditen e sotme së bashku me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovacevski.

Të tre liderët do të konsultohen me qeveritë dhe këshilltarët e tyre për gjithçka.

“Kemi diskutuar edhe për takimin e radhës, ku do të diskutojmë një sërë çështjesh me interes për qytetarët tanë. Së bashku po luftojmë për një perspektivë të qartë të Ballkanit Perëndimor, bashkëpunim edhe më të fortë dhe lidhje më të mira. Po mendojnë seriozisht që të mos marrin pjesë në takim për shkak të trajtimit që ka Brukseli, sepse e kanë ndërruar edhe emrin e vendit dhe ende presin hapin e radhës në integrimet evropiane. Beogradi dhe Tirana janë të gatshëm të solidarizohen me Maqedoninë e Veriut për këtë çështje”, është shprehur Vuçiq.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se në Bruksel për Samitin e BE-së udhëton me shpresë, por jo edhe me pritje të mëdha.

Ajo shpresoi që më në fund të marrë Kosova liberalizimin e vizave, e të mos zhgënjehet sërish. Të enjten në Bruksel mbahet Samiti ku raportohet se Kosova mund të marrë lajm pozitiv sa i përket liberalizimit të vizave.

“Unë gjithmonë shkoj atje me shpresë, por jo me pritje të mëdha. Të shpresojmë të mos jetë një zhgënjim tjetër”, ka thënë Osmani në një intervistë për mediumin holandez “NRC.nl”.

Osmani ka paralajmëruar edhe Ukrainën që të mos ketë pritje të mëdha, pasi jo çdoherë “ajo që premton BE-ja edhe realizohet”.

“Premtimet e BE-së nuk do të thotë se mbahen. Ne jemi zhgënjyer mjaft shpesh deri më tash”, tha Osmani. “Komisioni Evropian po e kryen punën dhe po shikon nëse kemi plotësuar gjitha kushtet. Parlamenti Evropian po bën thirrje të veprohet. Janë shtetet individuale, që për shkaqe të politikës vendore, po e pengojnë procesin vazhdimisht. Njerëzit nga Ukraina, Gjeorgjia, e shtetet e ndryshme të Amerikës Latine lejohen të udhëtojnë lirshëm. Por, mua – si e vetme – më duhet vizë për të udhëtuar në Samitin në Bruksel. Është padrejtësi e madhe: diskriminim kundër popullatës sonë. Po jetojmë në geto”. /Indeksonline/