75 Mall Live Search
15:01 / E Mërkurë, 22 Qershor 2022 / B O

Odise Roshi ndërron skuadër, shihni prezantimin e veçantë që i bën klubi i ri

Futbollisti i Kombëtares shqiptare është prezantuar ditën e sotme te skuadra e tij e re, Sakarjaspor, e cila sezonin që përfundoi siguroi ngjitjen në Ligën e Parë turke.

Sulmuesi shqiptar ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin e tij të ri, të cilin do ta mbajë të lidhur për të paktën deri në vitin 2024.

Fieraku lë kështu skuadrën e Bolusporit për të nisur një aventurë të re në karrierë me ekipin e Sakarjaspor.

Në sezonin që përfundoi Roshi u aktivizua gjithsej në Ligën e Parë në Turqi me fanellën e Boluspor në 28 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 2 asiste për shokët e skuadrës.