Nuk ka ndeshje Shqipëri – Serbi, UEFA i ikë incidenteve (Foto)
UEFA ka ndarë vazot për shortin e janarit, e vlefshme për National League.
Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, i ka ikur ndeshjes Shqipëri – Serbi, me frikën se mund të ketë ndonjë incident, shkruan IndeksOnline.
Krejt kjo pasi Shqipëria e cila bën pjesë në Ligën C, do të jetë në të njëjtin vazo me Kombëtaren e Serbisë.
Kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë mund të jenë.
Vazo e parë: Hungaria, Rumunia, Skocia dhe Sllovenia.
Vazo e dytë: Greqia, Serbia, Shqipëria dhe Norvegjia.
Vazo e tretë: Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria dhe Finlanda.
Vazo e katërt: Qipro, Estonia dhe Lituania.
Përveç me Serbinë, Shqipëria nuk do të luaj as me Greqinë. Shorti për këtë fazë do të tërhiqet më 23 janar, 2018./IndeksOnline/