Kendall Jenner ndahet nga i dashuri i ri?

Kendall Jenner i ka dhënë fund lidhjes dyvjeçare me basketbollistin Devin Booker.
Sipas një burimi, çifti është ndarë që dy javë, por ata po shpresojnë të rikthehen sërish bashkë, transmeton Indeksonline.
Kendall dhe Devin u shfaqën bashkë së fundmi në dasmën e Kourtney, por kur u kthyen në shtëpi ndjenë se kanë stil jete të ndryshme nga njëri-tjetri.
Për këtë, mediat e huaja mësuan se modelja i ka thënë të dashurit që dëshiron të kalojë pak kohë vetë.
Sipas burimit, të dy kanë ende kontakt dhe kujdesën për njëri-tjetrin./Indeksonline/
