Gërvalla shtron mëngjes për ambasadorët e KiE, flasin për anëtarësimin e Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, i ka mirëpritur për mëngjes ambasadorët e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës (KiE), këtë të enjte.
Sipas njoftimit të ministrisë, në këtë takim ka pasur shkëmbime të dobishme.
Tutje, thuhet se si një vend demokratik, Kosova e meriton të jetë shteti anëtar i radhës i Këshillit të Evropës.
“Një mëngjes shumë produktiv. Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla shtroi një mëngjes për ambasadorët e shteteve anëtare të KiE. Pati shkëmbime të dobishme”.
“Të qenit i hapur dhe i guximshëm është e para. Si një vend i vërtetë evropian dhe demokratik, Republika e Kosovës meriton të jetë anëtarja e radhës me të drejta të plota në KiE”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.