Gazeta kroate: Von Der Leyen dhe Vjosa Osmani “kapen” duke folur për…

Ftesat që u ka bërë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për pjesëmarrje në festivalin “Sunny Hill” tre liderëve të Bashkimit Evropian, ka bërë bujë në mediat rajonale.
Gazeta e njohur kroate, Veçernji List, ka raportuar për ngjarjen e cila është incizuar gjatë pritjes së liderëve të Ballkanit Perëndimor nga nikoqirët e Samitit të Bashkimit Evropian: presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Sipas gazetës kroate, Von der Leyen, ka pyetur presidenten Osmani se si është Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore.
VIDEON mund ta shihni duke klikuar në këtë: LINK
“Një bisedë e pazakontë në Bruksel: Von Der Leyen dhe presidentja e Kosovës ‘kapen’ duke biseduar për Dua Lipën”, shkruan në titullin e artikullit, gazeta Veçernji List.
“Të gjithë janë të ftuar në një festival në Kosovë, ku Dua Lipa sjell një grup të madh artistësh”, tha presidentja Osmani.
Në selinë e Bashkimit Evropian (BE), ka përfunduar Samiti BE-Ballkani Perëndimor ku 27 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane diskutuan me kolegët e tyre nga rajoni mbi sfidat, me të cilat përballen së bashku, veçanërisht në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës.
Konferenca për shtyp pas pjesës hyrëse të samitit, ku pritej të flisnin liderët e vendeve të BE-së dhe që ishte planifikuar të mbahej rreth mesditës, u anulua.