75 Mall Live Search
12:30 / E Premte, 24 Qershor 2022 / A. M.

“Bashkëpunimi në tregti, turizëm…”, presidentja Osmani nis vizitën në Tajlandë

Në prag të dhjetë vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, sot e fillova vizitën në Tajlandë. Ka shkruar në Facebook, presidentja, Vjosa Osmani.

May be an image of 2 people, people standing and indoor

“Në ditën e parë u prita nga kryeministri i Tajlandës, Gjeneral Prayut Chan-o-cha, me ç’rast u konfirmua gatishmëria e dyanshme për intensifikimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët.

Dy vendet tona janë gjeografikisht larg, por kanë potencial të madh për të ndërtuar lidhje të forta midis institucioneve, ekonomive dhe njerëzve tanë.

May be an image of 11 people and indoor

Nga kjo vizitë, e para e një kreu të shtetit të Kosovës, pres vazhdimin e shkëmbimit tonë nëpërmjet bashkëpunimit në tregti, turizëm si dhe në fusha të tjera”, ka shkruar ajo. /Indeksonline/

May be an image of 9 people and indoor